SEO Analyzer Pro lindi nga një frustrim i thjeshtë: shumica e mjeteve SEO në treg janë të mbyllura në ekosistemet e tyre të shtrenjta, me të dhëna që ruhen në cloud-e të panjohura, dhe me çmime që e bëjnë SEO profesional të paarritshëm për agjencitë e vogla e startup-et.
Ne e ndërtuam këtë platformë me një filozofi të qartë: kod i thjeshtë, vanilla PHP dhe MySQL, pa framework-e të rënda, pa dependence të jashtme që rrezikojnë sigurinë. Çdo rresht kodi është i shkruar me dorë, i verifikuar dhe i audituar.
Sot, 20 audite janë kryer nëpër 17 sajte, me 639 probleme teknike të zbuluar dhe 251 keywords të gjurmuar. Por numrat janë vetëm fillimi — misioni ynë është të bëjmë SEO profesional të aksesueshëm për këdo që ka një sajt dhe dëshiron të kuptohet nga Google.
Zhvilluar nga një entuziast SEO
Një projekt diplomimi që u shndërrua në një platformë profesionale.
Edon Bublaku
Founder & Developer
Student i Kolegjit AAB, me pasion për SEO teknik, web performance dhe kod të pastër PHP. SEO Analyzer Pro është projekti i tij i diplomimit — dhe shumë më tepër.